News 24 zbardh të plotë dosjen hetimore të Sokol Sanxhaktarit, dhëndrrit të Qazim Sejdinit, i cili një muaj më parë vrau shokun e tij, Florian Lamcja, i njohur si “Flor Qorri”. Sipas prokurorisë, komunikimet mes të dyshuarit dhe viktimës, ishin ndërprerë prej kohësh, por ditën e ngjarjes, Sanxhaktari e ftoi viktimen ne takim me ndihmën e një gruaje, e cila siguroi numrin e Florian Lamçes.

Një nga miqtë e viktimës i thanë prokurorisë se Lamçja pa që në telefonin e tij kishte disa thirrje nga Sanxhaktari, ndonëse ata nuk flisnin prej kohësh. Mesditën e 30 korrikut shpjegon ai, dhëndërri i Sejdinit e kontaktoi Florin dhe i kërkoi të takoheshin tek lokali i tij që ndodhet afër Turizmit.

“Unë shkova bashkë me Florin në lokal ku gjetëm Sokolin, Ardiano Hajdarin dhe disa persona të tjerë, të cilët po konsumonin alkool. Arsyen përse Sokoli e thirri Florin, nuk e mësova pasi ata biseduan në një ambjient të vecuar të lokalit, ku konsumuan edhe drogë”, rrëfen dëshmitari.

Pas dida orësh qëndrimi në lokalin e tij, – Sanxhaktari në mbremje u kërkoi të njohurve të largohen prej andej dhe të shkojnë në një lokal tjetër aty afër, duke marrë dhe pijet me vete.

Dëshmitari tregon se Sanxhaktari dhe Florian Lamçja konsumuan disa herë lëndë narkotike në banjon e lokalit dhe kur ktheheshin biseda mes tyre acarohej pa asnjë shkak.
Gjatë natës thekson më tej miku i viktimës – të dy ata nxorën pistoletat dhe qëlluan të paktën në dy raste.
Pas orës 1 të mëngjesit teksa ata ndodheshin në lokal panë në media që në Elbasan kishte ndodhur një vrasje, për këtë shkak i kanë kërkuar të njohurit të tyre, Mehmet Muca, të fshihte armët.

Miku i viktimës thotë më tej, se në rreth orës 4 të mëngjesit Flor Qorri Ii kërkoi që të njoftohte vëllain e tij. U përpoqa të lidhesha më të në telefon – shprehet ai – por Endriti ishte në gjumë.

Ai sqaron se një moment doli nga lokali edhe pse Sanxhaktari nuk e lejonte dhe po merrte ajër. ”

Teksa kthehesha – thotë ai, dëgjova një zhurme te madhe. Pashë Florin që ishte përtoke dhe Sanxhaktar që e godiste si I tëbuar, por nuk e shihte dot me cfarë. Ika me vrap dhe thirra vëllain e Florit dhe i tregova cfarë kishte ndodhur dhe I dorëzova telefonin. kur u kthyem tek lokali kishte mbërritur policia, ndaj ne shkuam drejt spitalit.”- tregon ai.

Prokuroria thotë se e gjithë dinamika e ngjarjes është e zbardhur, pasi disponon pamje filmike si dhe nga kqyrjet e telefonit të viktimës dhe të dyshuarit konfirmohet fakti se ishte Sanxhaktyari ai qe e kontatkoi Florian Lamcen dhe ikërkoi takim. Aktualisht Sokol Sanxhaktari dhe Ardiano Hajraraj ndodhen në paraburgim për akyuzën e vrasjes. Prokuroria urdhëroi edhe arrerstimin e Mehmet Mucës dhe Amadeus Lamçja. I pari sipas prokurorisë akuzohet për fshehjen e dy pistoletave, ndërsa I dyti akuzohet se furnizoi me kokainë të gjithë personat që ndodheshin nëb tavlonë me Sanxhaktaruin dhe se ka qenë dëshmitar okular ui krimit, por ketë fdakt e ka fsghehur për hetuesit. Këtë të premte ndaj tyre gjtykata me kërkesën e prokurorit Krehsnik Ajazi caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb