Deputetja Rudina Hajdari, në një lidhje live nga Elbasani, ku u vra Pjerin Xhuvani, deklaroi se ekzekutimi është i frymëzuar nga bandat politike.

Hajdari thekson se partitë politike duan të marrin votat me lekë e plumba, duke shtuar se Elbasani duhet t’i kthehet qytetarisë.

“Sot në Elbasan ka ndodhur një vrasje politike, që ka shokuar qytetarët e Elbasanit. Ngjarja është e frymëzuar nga bandat politike, që duan të marrin votat me lekë dhe plumba. Situata po iu shkakton ankth të gjithë qytetarëve të Elbasanit.

Këta janë në gjendje të bëjnë çdo gjë, të vrasin njerëz, vetëm të shkojnë më 25 prill dhe të marrin pushtetin. Nuk bëhet kështu politikë. Duhet t’i japim fund këtyre ngjarjeve. Elbasani që njihet për dijen, është damkosur si qytet i bandave.  Duhet që Elbasani t’i kthehet normaliteti”, deklaroi deputetja Hajdari.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: