MALTA

Kryeministri maltez do të dërhiqet nga detyra e tij për shkak të hetimeve për vrasjen e gazetares malteze Dafne Caruana Galizia.

Mësohet nga mediat malteze se vendimi i tij është influencuar nga BE për shkak të ngjarjes së 2017. Madje nga BE ka shkuar edhe një delegacion në La Valleta. U mendua se Muscat do të jepte dorëheqjen një muaj më parë por ai la këtë afat për t’i dhënë kohë partisë së tij Laburiste të zgjidhte kandidatin e ardhshëm për kryetar. Ata janë Chris Fearne dhe Robert Abela. Gjatë fjalimit të lamtumirës Muscat u shpreh për vrasjen e Dafne Caruana Galizia se

“Kam paguar me një çmim shumë të shtrenjtë politik për një episod të errët. Pendime kam pasur pak por ajo ishte pendimi më i madh i imi.”- tha Muscat.

Dafne Karuana Galicia ishte gazetare malteze e cila investigonte lidhur me korrupsionin në nivele qeveritare dhe të figurave më të larta politike.

Familja Galizia ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Josef Muskat se ai po mbron dhe po fsheh miqtë e tij të lidhur me vrasjen e gazetares. Ajo u vra me eksploziv në makinë 16 tetorin e 2017-ës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb