Policia e Maltës arrestoi një nga biznesmenët më të shquar të vendit në lidhje me një hetim mbi vrasjen e gazetarës së njohur Daphne Caruana Galizia, raporton agjencia e lajmeve reuters. Policia e arrestoi miliarderin në jahtin e tij në detin mesdhe raportoi policia e këtij vendi.

Jurgen Fenech është president i kompanisë Tumas Group, aksioner në një sërë kompanish të fuqishme gazi, hotelesh me investime në shumë vende të botës. Fenech kryeson një grup biznesi që fitoi një koncesion të madh të energjisë nga qeveria Maltese në 2013 për të ndërtuar një stacion të energjisë me gaz. Arrestimi i tij erdhi një ditë pasi qeveria malteze tha se do t’i ofronte falje një ndërmjetësi të dyshuar në vrasjen e vitit 2017 të Caruana Galizia nëse ai tregonte se kush qëndronte pas vrasjes së gazetares së njohur investigative.

Gazetarja e kishte përmendur emrin e biznesmenit në investigimet e saj që kishin të bënin me çështjet më të rënda të shkeljeve dhe korrupsionit në vend. Caruana Galizia, një gazetare e njohur u vra nga një bombë qe ishte vendosur në makinën e saj afër kryeqytetit Valeta në tetor 2017, një vrasje që tronditi Evropën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: