Arabia Saudite shpall fajtorë tetë persona për vrasjen e gazetarit tw “Washington Post” Jamal Khashoggi. Ata u dënuan deri 20 vjet burgim. Pesë persona janë dënuar me nga 20 vjet burgim, ndërsa tre të tjerë me nga shtatë deri në dhjetë vjet burgim.

Khashoggi ishte larguar nga Arabia Saudite në vitin 2017. Ai shkruante artikuj kritikë për qeverinë e këtij shteti dhe për udhëheqësit më të lartë, Mbretin Salman dhe Princin Mohammad bin Salman. Sipas CIA-s, vrasjen e këtij gazetari e ka urdhëruar Princi Mohammad bin Salman, por ai e ka mohuar këtë akuzë.

Khashogi u vra në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll në tetor të vitit 2018. Vrasja e tij kishte nxitur reagime të shumta të komunitetit ndërkombëtar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: