ARABI SAUDITE – Princi saudit i kurorës Muhamed Bin Salman ka folur për herë të parë për vrasjen e gazetarit Xhemal Kashogi dhe është zotuar se do të dënojë të gjithë ata që janë përgjegjës për këtë krim.

Gjatë fjalës së tij në Risad, princi saudit tha se ky krim është i pajustifikueshë, dhe i dhimbshëm për të gjithë sauditët por nuk do të lejojë kurrë që të ketë ndonjë përçarje me Turqinë.

“Ky krim i neveritshëm nuk mund të justifikohet. Ata që fshihen pas këtij krimi do të dënohen. Në fund do të mbizotëroj drejtësia. Kemi pasur një bashkëpunim të mirë me Turqinë lidhur me këtë cështje. Shumë persona përpiqen ta shfrytëzojnë këtë situatë të dhimbshme për të krijuar përcarje mes Arabisë Saudite dhe Turqisë, por dua t’iu dërgoj atyre një mesazh: Nuk do ta arrini kurrë këtë” – ka thënë Muhamed Bin Salman.

Mediat e huaja hodhën dyshime më parë se princi saudit mund të ketë lidhje me këtë ngjarje por Arabia saudite i ka mohuar këto akuza. Xhemal Kashogi u vra gjatë një përleshje në konsullatën e Arabisë Saudite në Turqi, ku kishte shkuar të kërkonte disa dokumente për martesë, por nuk doli më prej saj.

Mediat raportuan se trupi i tij është copëtuar. Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan tha se gazetari, një kritik i ashpër u qeverisë në Arabinë Saudite, është viktimë e një vrasje të planifikuar të motivuar politikisht nga oficerë të inteligjencës saudite dhe oficerë të tjerë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb