SHBA

Në lidhje me vrasjen e 46-vjeçarit me ngjyrë, George Floyd në SHBA ka reaguar dhe dukesha Meghan Markel.

“Më vjen keq që duhet të rriteni në një botë, ku e gjithë kjo është akoma aktuale. Ajo që po ndodh në vendin tonë dhe në qytetin tonë të Los Anxhelos është absolutisht shkatërruese”- ka thënë Meghan në një video mesazh drejtuar maturantëve të shkollës së saj në Kaliforni.

“Nuk isha e sigurtë se çfarë duhet t’ju thoja.kisha frikë se mos thoja gjëra të gabuara, por në fund e kuptova që e vetmja gjë e gabuar është të mos thuash asgjë të heshtësh. Jeta e George Floyd kishtë vlerë, po ashtu edhe ajo e Breonna Taylor, e Philando Castile dhe e Tamir Rice”- vazhdon dukesha Meghan Markle në fjalën e saj duke përmenduar disa persona me ngjyrë të vrarë nga policia në SHBA.

Kujtojmë që efektivi që vendosi gjunjët mbi qafën e 46-vjeçarit, Derek Chauvin akuzohet për vrasje të shkallës së dytë, ndërsa 3 të tjerët, do të përballen më akuza për bashkëpunim dhe mbështetje të vrasjes.

(BalaknWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: