SHBA

Shkon në dy numri i policëve të liruar të cilët ishin të përfshirë në  vrasjen e afro- amerikanit George Floyd në SHBA.

Pas Thomas Lane disa ditë më parë, edhe J Alexander Kueng ka lënë qelinë duke paguar 750 mijë dollarë.

Ndërkohë në burg vijon të qëndrojë Derek Chauvin i cili akuzohet për vrasje dhe për të kërkohet burgimi i përjetshëm pasi duke i vënë në fyt gjurin George Floyd-it bëri që afroamerikani të asfiksohet dhe të ndërrojë jetë.

Prej asaj dite protesta të mëdha dhe të dhunshme kanë përfshirë gjithë SHBA-në por duket se ditët e fundit kanë ulur tempin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb