TIRANË- Ministri i Drejtësisë Gazment Bardhi ka reaguar pas ekzekutimit të gjyqtares së Shkodrës nga ish-bashkëshorti i saj, ndërkohë që kishte edhe një urdhër mbrojtjeje.

Ministria e Drejtësisë shpreh tronditjen e thelle nga lajmi i trishtë i vrasjes se Gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Ministri i Drejtësisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së gjyqtares së ndjerë dhe kërkon me forcë dënimin maksimal ndaj autorit të kësaj ngjarje të rëndë kriminale.
“Vrasja e një nëne nga ish-bashkëshorti i saj, është kambanë alarmi për shoqërinë shqiptare. Mbrojtja e saj ka qenë detyrim për autoritetet përgjegjëse, të cilat sot duhet të nxjerrin me urgjencë përgjegjësitë e tyre dhe mbajnë përgjegjësinë për mosveprim.
Humbja e një gjyqtareje profesioniste, është humbje për sistemin e drejtësisë‎. Shprehim edhe njëherë ngushëllimet tona për familjen dhe Zoti qoftë me ta në këto momente të vështira”, shprehet ministri i Drejtësisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb