Pas vrasjes së gjyqtares Fidelz Hafizi nga bashkëshorti i saj ditën e sotme në Tiranë ka reaguar edhe Unioni i Prokurorëve shqiptarë.

“Jemi shumë të indinjuar për vrasjen e koleges tonë. Vrasja, është një goditje e madhe për shoqërinë shqiptare. Ngjarja është kambanë alarmi për shoqërinë. Shteti duhet të dalë në mbrojtje të çdo funksionari,” kështu i ka shprehur ngushëllimet Unioni i Prokurorëve.

Ngjarja

Krimi në familje vijon të jetë prezent në Shqipëri. Mesditën e sotme një burrë ka vrarë me armë zjarri ish- bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ‘Xhamllikut” në kryeqytet në sy të qyetarëve. Një dëshmitar rrëfyer për “News24” se ka parë gjithë skenën.

“Pashë një burrë që qëlloi me armë. Gruaja ishte me makinë të parkuar në Tiranë dhe u qëllua sapo tentoi të hipte ne makinë. Burri qëlloi dy herë në drejtim të gruas me armë zjarri”- ka thënë ai për “News24”.

Forca policie në vendngjarje kanë arrestuar shtetasin me inicialet F.K, 58 vjeç i cili dyshohet si autori që ka qëlluar.

Vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet dhe motivet.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb