AUSTRALI

Policia e Queensland në Australi ka arrestuar një burrë 34 vjeç në lidhje me vdekjen e një 26-vjeçareje greke nga Qipro të quajtur Loli Hadjilyra, trupi i së cilës u gjet në Brisbane.

Trupi i saj u gjet në një park gjatë javës që lamë pas. Policia e Australisë nuk dha shumë informacione për vrasësin e dyshuar, por besohet se ai është Bradley Edvard.

Edvard dyshohet të jetë vrasësi. Kjo sepse pamjet filmike treguan se ai lëvizte shumë pranë vendit ku u gjet trupi i pajetë i 26-vjeçare. Po ashtu, Edvard mbante një çantë në dorë, e cila dyshohet se është e viktimës.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb