Kur kanë kaluar më shumë se një vit nga atentati, vrasja e Hekuran Billës rezulton ende e pa zbardhur plotësisht.

Pikërisht kjo vrasje u trajtua në emisionin ‘Në Shënjestër’, ku për herë të parë, u publikuan të dhëna nga dëshmitarë lidhur me këtë krim që tronditi Tiranën në 20 qershorin e 2020.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha se policia duhet të ndjekë një strategji tjetër për gjurmimin e rasteve të tilla. Ai tha se nuk duhet të shkohet menjëherë në të arrestuar pa pasur prova e fakte, por fillimisht të grumbullohen të gjithët ë dhënat e më pas të veprohet.

“Në të gjithë botën kur nis arrestimet pas një ngjarje aty vihet kurora e suksesit e lavdisë të këtyre incituioneve dhe thuhet se gjithçka mori fund, ndërsa gjykimi është formalitet. Ne nuk mund të vazhdojmë me shkollën e sovjetëve që e merr njëherë dhe ndërton provat rrugës. Janë bërë kurse, janë harxhuar miliarda për profesionalizmin e këtyre njerëzve dhe ajo që kemi dsiktuar është boll më me këto eksperienca. Nëse nisesh me prova të dyshimta, me disa para në xhep e nisesh për të prishur me veprimet e tua një skenë krimi të gjitha këto të çojnë që ta kesh si parakusht këtë për të prishur gjithçka”, tha Karamuça.

Gazetari i kronikës, Armand Bajrami, tha se shikon mungesë vullneti në zbardhjet e ngjarjeve të këtij lloji, ndërsa shtoi se hakmarrja mund të hapë një sagë të re vrasjesh.

“Mendoj që është mungesë vullneti për të çuar më para këtë ngjarje. Duhet të presim veprimet e gjykatës. Deri më tani, mundësia që për të mbërritur e zbardhur vjen në ulje. Edhe hakmarrja është një mundësi dhe hapja e një sage vrasjesh. Patjetër që kjo mund të pasohet me ngjarje të tjera të mëdhaja nëse drejtësia nuk sillet si duhet”, theksoi Bajrami.

Karamuço më tej dha deklaratën e fortë ku tha se grupe kriminale në vend, kryesisht me shtrirje në veri të Shqipërisë kanë salla operative, të cilat janë në gjendje të zbardhin më shpejt vrasjet se sa organet ligjzbatuese.

“Në momentin që u arrestua ajo vajza, për çfarë u arrestua, për 2 mesazhe?! Deri këtu s’kemi prova. Mund të ketë dyshim, por s’është i arsyeshëm. Mund të jetë premtuar një shpërblim, a u mor ky shpërblim apo jo, si ka mundësi që digjet kjo? Atëherë lind dyshimi se po e fshin gjurmët sepse je i paaftë, ose sepse je paguar për të mos e vazhduar më tej këtë çështje. Ne kemi 30 vite me një dualizëm, kur nuk funksionon shteti ligjor do të vijojë Kanuni. Kjo ka 30 vite që ndodh në Shqipëri. Ne e kemi parë këtë. Disa organizata kriminale kanë salla operative, e këta mbledhin informacion më shpejt se kush e kreu vrasjen se sa organet ligjzbatuese”, përfundoi eksperti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb