Emisioni “Në Shenjestër” ka trajtuar mbrëmjen e sotme vrasjen e Hekuran Billës. I ft6uar në studio  gazetari Armand Bajrami u shpreh se nëse drejtësia do të kishte vepruar ai nuk do të ishte vrarë sot. Ai shtoi se skema e ngritur nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha i dha atij lirinë 5 vite para.

“Hekuran Billa ia doli të lërë qelitë e burgut 5 vite para kohe falë një skeme të një gjyqtarje që tashmë është përjashtuar. Ku Enkelejda Hoxha kishte ngritur një skemë korruptive që u mundësonte lirim të parakohshëm të këtyre figurave. Ai mjori një notë pozitive nga shërbimi provës dhe kishte siguruar një punë me një zyrë avokatie në Tiranë. Po ashtu ai përfitoi edhe nga gjendja familjare. Por një personazh i tillë është në shenjestër të një krimi pasardhës. Nëse drejtësia do të kishte vepruar ai nuk do të ishte vrarë sot.

Ndërsa eksperti i sigurisë Ervin Karamucca tha se këta eksponentë kriminele  e kanë të lehtë të mbijetojnë në Ballkan, vende të cilat janë ende në tranzicion.

“Këtu jemi në një krim jo të organizuar kombëtar por transnacional. Ky shtrihet sipas të gjitha linjave ndërkombëtare. Ne jemi akoma vende në tranzicion ku sundimi i ligjit është i dobët dhe mbijetesa e këtyre grupeve është parajsë. Ne kemi të njëjtat gabime në sigurinë e brendshme kombëtare që SHBA kishte para 11 shtatorit. Unë kam parë vonesa në data të njoftimit të ndërkombëtarëve për eksponentët e krimit duke u dhënë kohë atyre. Këto vonesa blihen apo ndodhin?

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb