TIRANA

Viktor Marku dhe Sebastian Mali janë liruar nga qelia. Ata prej muajsh qëndronin në burg pasi akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës.

Nga arrest me burg ata tashmë kanë kaluar me vendim të Gjykatës në arrest shtëpie.

Billa u vra gjatë një atentati më 11 qershor 2020 në Komunën e Parisit në Tiranë. Viktor Marku dhe Sebastian Mali kanë lidhje familjare pasi janë dajë e nip dhe ishte Prokuroria ajo që kërkoi pushimin e çështjes.

E përfshirë në vrasje dyshohet se ishte dhe Adjola Lakra që u përdor si karrem për të nxjerrë në pritë Billën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb