TIRANË

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë.

Identifikimi është bërë përmes kamerave të sigurisë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se i shoqëruari në komisariat ka lidhje familjare me Prel Markun, i cili u vra nga Billa në Angli.

Ka dyshime se bashkëpunëtori në vrasje e ka ndjekur viktimën dhe ka lajmëruar atentatorët për lëvizjen.

Pas marrjes së dëshmisë së tij, policia ka ushtruar kontrolle në Tiranë – Durrës dhe Shkodër, me qëllim kapjen e autorit të shpallur në kërkim Viktor Marku.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb