ATHINE-Trembëdhjetë gardianë do të dalin në gjyq në lidhje me vdekjen e të burgosurit shqiptar Ilia Kareli në Burgun Nigrita­s, marsin e kaluar pasi një këshilli gjyqësor në Serres, Greqinë veriore, hodhi poshtë apelimin e tyre kundër aktakuzës së ngritur mbi ta, raporton e përditshmja greke ‘Kathimerini’, në versionin e saj online.

Aktakuza ndaj gardianëve të burgut grek është lëshuar tetorin e kaluar, pas një hetimi gjyqësor, i cili gjeti se i burgosuri ishte torturuar. Kareli u transferua në Nigrita marsin e kaluar pas vrasjes së një roje në burgun Malandrino në Greqinë qendrore. Lajmi për Karelin në mediat greke Pamjet CCTV nga ambientet e burgut e treguan atë që shoqërohej nga rojet në një dhomë pritjeje dhe pastaj del prej andej i dhunuar rëndë dhe gjysmë­ zhveshur, për t’u dërguar në qelinë e tij, ku edhe vdiq.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb