Në emisionin “Në Shënjestër”, të gazetares Klodiana Lala, janë sjellë dëshmi e detaje të reja nga vrasja e ish-efektivit të Policisë Arben Bilali. ë ftuar për të folur mbi këtë çështje ishin pedagogu i kriminalistikës, Ervin Karamuço dhe avokati Bledar Meminaj.

Sipas avokatit, në ngjarje të këtilla të këtij lloji, policia duhet të veprojë me fakte dhe dosja duhet të rihapet nëse ka persona të përfshirë me prova shkencore. Nga ana tjetër, pedagogu Karamuço argumentoi se Prokuroria është duke lënguar dhe ka një mbingarkesë të madhe rastesh.


Karamuço: Unë jam mësuar se sa herë të paraqitem në emision, s’flas për çështje konkrete por sistemike. Prokuroria duhet të ketë vullnetin për të çuar deri në fund detyrimet ligjore. Ka një frymë të përgjithshme e flitet për interesin më të lartë publik. Interesi më të madh publik në këtë rast është të shpallet ngjarja. Ky duhet të jetë jo vetëm detyrimi i prokurorisë, por edhe vullneti i gjykatës. A kemi të dhëna që interesi në këtë rast është më i fortë apo jo.

Meminaj: Kjo dosje ka marrë statusin DZA (Dosje për Zbulim Autori). Mjafton një provë e re dhe kjo dosje aktivizohet dhe mund të vë para përgjegjësisë këdo që provohet se ka lidhje me këtë çështje. Kjo është mënyra që duhet operuar. Kjo dosje i kalon drejtorive vendore dhe bëhet një analizë për mënyrën se si ecën.

Karamuço: Prokuroria po lëngon. Kam qëlluar në një takim para disa ditësh me një mikun tim prokuror, u mundova të shmangesha sepse kishte 500 dosje njëkohësisht. E di çdo të thotë kjo? Unë nuk e kam te SPAK-u, sepse ka shumë çështje në ngarkim. Mezi po pres Byronë Kombëtare të Hetimit që të zbresë e të marrë këto dosje t’i shikojë. Atëherë do të shoh vërtetë që kemi një institucion që ka filluar të bëj gjithçka e që mezi po e presim. Ne duhet të mendojmë se në cilën përgjegjësie janë organet tona. Institucionet s’i kemi të afta, në eficencë maksimale për të kryer autorët. Frika e një prokurori janë afatet.

Meminaj: Nëse do të kemi një luks në drejtësinë e re që do të kemi një strukturë të plotësuar, sepse ajo është e mbingarkuar, nëse do të kemi plotësim strukture pse jo mund të dalim në një ricelje të kësaj dosje duke provuar. Unë s’jam dakord që dosjet të hapen me indicie, por me prova. Ne kërkojmë provën, që duhet të jetë shkencore, shumë e fortë për të çuar përpara personin që ka kryer këtë akt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb