Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala në News 24 ka sjellë dëshmi dhe detaje nga vrasja e ish-efektivit të Policisë Arben Bilali në zonën e Selitës në Tiranë.

I ftuar në studio Ervin Karamuco, pedagog i kriminalistikës, u shpreh se policia ka shumë të meta në hetimin e ngjarjeve dhe se në pjesën më të madhe kanë treguar se janë amatorë.

“Jam kurioz e çfarë bën policia kriminale se çfarë bën kur ka një informacion të tillë, për ta parandaluar këtë. Sot ne kemi 3 mijë famije të ngujuara. Cfarë do të bëjë policia me këto? Kjo nuk mund të jetë e rastësishme. Unë nuk mund të vë kamera se shteti nuk më mbron dot. Ka një risk të lartë për konflikt mes familjeve. Policia ka shumë të meta në hetimin e veprave penale. Kjo është një histori që ka shumë vite. Nuk mund të kemi në 3 ngjarje tendencë të shtuar vetëm për çështje korruptive. Këtu ka amatorizëm, nuk dinë çfarë bëjnë”-u shpreh ai.

Edhe për avokatin penalist, Bledar Meminaj veprimet e policisë në ktë rast kanë prishur vlefshmërinë e provave duke treguar paaftësi.

“Mesa unë e kam parë këtë çështje, problemi qëndron nga mosfunksionimi i policisë me ndryshimet e reja ligjore. Nisur që nga lëvizja e provës, makinës nga vendngjarja, marrja e kampioneve të ADN-së ndryshe siç e kërkon procedura, jashtë çdo rregulli. Kjo ka sjellë edhe pavlefshmërinë e provave. Nuk mund të them korrupsion, por them me bindje paaftësi. Janë gabime kaq të rënda”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb