E rëndë është ajo që ndodhi në Shkodër një ditë më parë, ku u qëllua me armë, shumë pranë banesës së tij, ish-kryetari i Komunës së Velipojës dhe ish-deputeti Pashko Ujka.

Gazetari Senad Nikshiqi, raporton për “BalkanWeb”, se policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe ka parë për herë të parë autorin, por pa mundur ta identifikojë atë. Kjo për shkak se në momentin që ka ndodhur krimi ka qenë shumë errësirë. Gazetari tha, se ish-zyrtari ka marrë vetëm një plumb pas shpine, por që ka rrezikuar fatal për të.

Ai është transportuar i plagosur për në spitalin e Shkodrës, por nuk i ka mbijetuar plagëve të marra, pasi plumbi, i kishte prekur organet jetësore. Pista që po heton policia është ajo e borxheve, mirëpo, familjarët e viktimës kanë hedhur poshtë këtë pretendim, duke theksuar se në dijeninë e tyre Ujka nuk ka pasur asnjë borxh për të shlyer. Burime nga prokuroria kanë bërë të ditur për gazetarin Nikshiqi, se po hetohen të gjitha pistat e mundshme, që ka konfliktet e të birit e deri te funksioni publik i viktimës. Deri më tani nuk ka të dhëna për më shumë se 1 autor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb