TIRANE

Policia e Tiranës ka në duar një provë shumë të rëndësishme që mund të çojë në identifikimin e atentatorëve të ish-policit Arben Bilali. Vetëm pak orë pas ngjarjes, më 30 janar në periferi të Tiranës në zonën e quajtur Mjull-Bathore është gjetur mjeti “Mercedes Benz CLS” që dyshohet se u përdor për realizimin e vrasjes.

Automjeti është dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore, ku po i nënshtrohet një ekzaminimi të imtësishëm për të gjetur prova biologjike ose identifikuese.

Kjo është prova e vetme që ka në dorë policia për këtë ngjarje pasi vrasësit janë treguar shumë të kujdesshëm duke mos lënë gjurme. Nga kamerat e sigurisë portretet e tyre nuk shquhen.

Edhe ekzekutimin atentatorët e kryen pa zbritur nga makina. Të gjitha këto kanë krijuar dyshimet tek hetuesit se kemi të bëjmë me vrasës me pagesë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb