Detaje të reja kanë dalë në Dritë nga vrasja e 61-vjeçarit Xhelal Reçi, ngjarje kjo, që ndodhi një ditë më parë në Laç. Gazetarja Doriana Bezat, raporton për “BalkanWeb” se pista kryesore mbi të cilën po heton policia është ajo e konfliktit të të birit, Besnik Reçi, të cilit një vit më parë, iu bë atentat nga persona të armatosur, në rrugën Lezhë-Shkodër, por për fat të mirë, arriti të mbijetonte dhe ta kalonte këtë episod pa u lënduar.

Besnik Reçi, dyshohet se ka qenë i implikuar në disa ngjarje në qytetin e Laçit. Lidhur me atentatit që iu bë babait të tij, Xhelalit, policia ka shoqëruar deri më tani 25 persona, por pa rënë konkretisht në gjurmët e autorëve. Pas kryerjes së vrasjes, dyshohet se autorët dogjën makinën që u përdor për krimin, një mjet tip “Toytota” me targa të huaja, në afërsi të lumit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb