TIRANE- Detaje të reja dalin në dritë pas vrasjes së ish- drejtorit të policisë së Vlorës, Artan Cuku mbrëmjen e sotme në kryeqytet në ‘Rrugën e Kosovarëve’.
“BalkanWeb” mëson se në kohën kur Artan Cuku ishte shef krimesh në Tiranë ka ndodhur një incident, pasi një person është vrarë me armën e tij në zyrë. Viktima ishte vëllai i një personi që ishte arratisur nga burgu. Artan Cuku ka qënë shef krimesh në Tiranë, Shkodër dhe zv. drejtor në Fier.
Artan Cuku mbajti detyrën e Drejtorit të Policisë së Vlorës nga viti nga 2012 deri në vitin 2013. Ai ka qenë gjithashtu nëndrejtor i Policisë për Krimet e Rënda në Tiranë nga viti 2009 deri në vitin 2011.
(d.d/BalkanWeb)