Gazetari serb Stefan Cvetkovic, gjatë ditës së sotme është intervistuar nga Prokuroria Speciale lidhur me rastin e vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanovic.

Cvetkovic disa ditë më parë ishte shpallur i zhdukur nga autoritetet serbe e më pas u gjet pas dy ditëve në territorin e Serbisë.

Pas deklaratës në prokurori, Cvetkovic para gazetarëve tha se ka dhënë dëshmi dhe pret të kontribuojë në zbardhjen e rastit të Oliver Ivanovicit.

“Unë sot kam ardhur këtu për me dhënë dëshmi për të cilat kam njohuri në lidhje me rastin e vrasjes së Ivanoviqit. Falënderoj prokurorin e Prokurorisë Speciale dhe gjithë të tjerët që janë angazhuar me këtë rast për të cilin unë kam ofruar të gjitha informacionet që kam në lidhje me këtë rast. Unë sa ma shumë kom me kontribu për me zgjidh rastin e Oliver Ivanoviq”, tha Cvetkovic, shkruan kallxo.com.

Dyshimet e Cvetkoviv për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, janë ata që kanë kryer djegiet e veturave në Veri të Mitrovicës.

“Sipas dëshmive dhe dëshmitarëve sipas bindjeve të mia, dyshimet e mia shkojnë në personat që kanë kryer djegien e veturave në veri të Mitrovicës janë ata që kanë kryer edhe vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Nuk ka dyshime as në drejtimin e Serbisë as në Kosovë por dyshimet e mia janë se pas vrasjes qëndron një grup i organizuar kriminal ku hetimet janë duke u kryer”, tha Cvetkoviv.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb