Edhe pse kanë kaluar gati trejavë nga vrasja e Oliver Ivanovic, ish-liderit të serbve të veriut ende nuk ka asnjë të dyshuar.

Por, pavarësisht kësaj autoritetet e Kosovës kanë filluar bashkëpunimin me ato serbe për zbardhjen e kësaj vrasjeje.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka pranuar që disa nga dokumentet e hetimit t’iu jepen palës serbe, njofton Klan Kosova.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën edhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Tahiri nuk ka specifikuar se çfarë dokumentesh u janë dërguar palës serbe.

Por, Klan Kosova mëson se bëhet fjalë për autopsinë e Oliver Ivanovic që është bërë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: