LEZHË

RENEA ka zbarkuar në Lezhë në vijim të operacioneve të kapjes së personave të implikuar në vrasjen e Jan Prengës. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se në Lezhë apo rrethinat e saj dyshohet se fshihej Altin Hajri, një nga personat e shpallur në kërkim për vrasjen e 49- vjecarit. Po ashtu RENEA po kërkon po në Lezhë për trupin e Jan Prengës. Por sipas gazetares Bezat deri tani kërkimet nuk kanë dhënë rezultat.

Pas Shijakut dhe Shkodrës, ky është qyteti i tretë ku dyshohet se ka persona të implikuar për vrasjen e 17 janarit të 2019, ku Jan Prenga u vra për shkak se vëllai i tij në Angli mbajti peng sasinë prej 300 kg kokainë e cila i përkiste në fakt një shqiptari të burgosur në Ekuador, Dritan Rexhepajt nga Vlora.

Gjithashtu vijojnë edhe kërkimet për trupin e Jan Prengës, i cili deri më sot nuk është gjetur. Kontrollet në Shijak dhe Pjezë nuk kanë dhënë rezultat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb