Ka përfunduar mes thirrjeve antishqiptare dhe raciste ceremonia përkujtimore e 1-vjetorit të vrasjes së Kostandinos Kacifas, në Bularat të Gjirokastrës.

Gazetarja Brikena Metaj zbardhi për “BalkanWeb” detaje të reja mbi këtë ceremoni përkujtimore, duke thënë se pjesëmarrja ka qenë shumë më e vogël nga ajo që pritej, por edhe krahasuar me ceremoninë e një viti më parë, kur u bë varrimi i tij.

Gazetarja tha se sot gjithçka ka kaluar në qetësi, dhe se raportimet zyrtare flasin për 1900 shtetas grekë, që kanë hyrë nga pika kufitare e Kakavijës. Ndërkohë, 18 grekë janë ndaluar në kufi, 10 prej të cilëve të shpallur “non grata”, dhe që iu është ndaluar hyrja në Shqipëri.

Ashtu siç raportoi edhe më parë “BalkanWeb”, deklarata të forta janë bërë nga familjarët e Kacifas, kryesisht motra e saj, e cila ka kërkuar që të zbardhet ngjarja, si dhe i ka kërkuar policisë shqiptare që t’iu vërë në dispozicion çdo lloj videoje e prove që ka mbi ngjarjen.

Ndërsa më e ashpër është treguar e ëma e viktimës, e cila ka shpërthyer me akuza të forta ndaj shqiptarëve, e “pushtuar” dhe nga emocionet për ngjarjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb