Ish-oficeri i policisë së RENEA-s Remal Rada nuk ka lidhje me ekzekutimin mafioz të Kastriot Reçit, vrarë në janar 2020 me snajper. Pasi ka krahasuar ADN e përftuar nga pështyma e ish-specialistit, laboratori i policisë së shtetit konfirmoi se nuk ka asnjë përputhje me te dhënat e përftuara në skenën e krimit dhe ne banesën prej nga ku u qëllua nga distanca 150 metra ish-pronari i një televizioni.

Këto të dhëna do të administrohen nga prokuroria e Lezhës, e cila nuk ka ende një autor për vrasjen e kryer ne Rrëshen.

Remal Rada 651x450
Remal Rada 651×450

Së fundmi oficeri Remal Rada dhe Elton Hithi u arrestuan nga një shërbim policor teksa po qarkullonin me një mjet me targa angleze.

Në makinë u gjet një arme e llojit snajper, për të cilët që të dy këmbëngulën se ishin viktima të një skenari dhe për këtë arsye prokuroria e Tiranës ka urdhëruar sekuestrimin e kamerave të një lokal të njohur ku ata pretendojnë se priten një qytetar që duhet t’iu sillte një porosi nga Britania e Madhe.

Remal Rada dha dorëheqjen nga RENEA disa muaj më parë dhe mbas këtij aksioni atij iu gjet një pistoletë në shtëpi. Por ADN ndaj tij për vrasjen e Reçit nuk është e vetmja, disa oficere të repartit special kanë dhënë ADN e së bashku me ta edhe ish-oficere.

I Patitulluar
I Patitulluar

Policia tha se gjeti edhe në banesën e Remal Radës një arsenal municionesh, por në përfundim zyrtarisht armë u konsiderua vetëm një pistoletë, kurse të tjerat ishin pajisje të punës si stema, prozhektorë që ish-oficeri nuk i kishte dorëzuar ende e së bashku me to edhe pajisje që ai i përdorte për alpinizëm dhe not.

Fakti që prokuroria vijon te kryeje ADN mes specialeve dhe forcave ushtarake forcon dyshimet se vrasja e Kastriot Reçit ka ndodhur nga persona me përgatitje speciale. Por se cilët janë ata, ende nuk dihet./Panorama/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb