GREQI

Kunati i Konstantin Katsifas që vdiq në Shqipëri pasi “shëtiste” me armë zjarri në jug të Shqipërisë , Vangelis Sakellarakis, gjatë një interviste për një radio në Selanik, tha se familja e Konstantinit është ende duke pritur për rezultatin final se përse u vra i riu grek në jug të shtetit shqiptar.

Sakallaratis ka thënë se zbardhja e vdekjes së Katsifas duhet të jetë e thjeshtë, duke shtuar se “megjithatë sërish nuk ka version final pse vdiq ai”.

Ai madje tha se dy prokurorë që kanë marrë përsipër çështjen kanë dhënë dorëheqjen pasi ishin nën presion për të dalë me një përfundim që flet për vetëvrasje. “Konstandini nuk mund të bënte vetëvrasje me dy plumba në zemër”, u shpreh Sakellarakis.

“Kostandini nuk ka vdekur. Ai zgjoi tek fëmijët e Vorio-Epirit ndjenjën e helenizmit. Fëmijët e vegjël nuk e dinin se ekzistonte helenizmi në Shqipëri dhe e mësuan atë pas sakrificës së tij”, deklaroi kunati.

Duke folur për qëndrimin e qeverisë së atëhershme SYRIZA, ai iu referua deklaratave të Filis që e kishte quajtur ekstremist dhe zbuloi se më pas ka marrë në telefon njerëz të qeverisë greke dhe iu ka thënë se “si mund të flisni kështu për një njeri që nuk e njihni”.

Ai më pas vuri në dukje rolin e qeverisë greke në rezultatin e çështjes, duke spekuluar se me siguri do të kishte komunikim midis dy vendeve. Po ashtu, kunati i Kostandin Katsifas u shpreh se edhe qeveria aktuale greke “nuk ka treguar interesin e duhur për këtë çështje”.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb