Prokurori publik i Arabisë Saudite ka dalë në përfundimin se një oficer i lartë i inteligjencës urdhëroi vrasjen e Jamal Khashoggi dhe jo Princi i Kurorës Mohammed bin Salman.

Gazetarit iu dha një injeksion vdekjeprurës pas një përplasje me agjentët në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor, tha një zëdhënës për gazetarët.

Trupi i Khashoggi u shpërbë dhe u nxor nga ndërtesa.

Prokurori ka akuzuar 11 vetë për vrasjen dhe po kërkon dënimin me vdekje për pesë prej tyre.

Rastet e tyre i janë referuar një gjykate, ndërsa hetimet 10 persona të dyshuar për përfshirje në vrasje vazhdojnë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: