Turqia  akuzoi SHBA-në se po përpiqet të “mbyllë sytë” për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në Stamboll, ndërsa deklaratën e fundit të presidentit amerikan Donald Trump e cilësoi si “komike”.

Trump tha të martën se mbetet një partner i besueshëm për Arabinë Saudite, pavarësisht nga fakti se princi Princi Mohammed bin Salman mund të ketë ditur planin për të vrarë Khashoggi në konsullatën, transmeton Reuters. Duke folur rreth mundësisë që Princi Mohammed të kishte njohuri për vrasjen, presidenti Trump tha: “Ndoshta është, ndoshta nuk është.”

Kjo, sipas Reuters, është në kundërshtim me raportin e CIA-s se vrasja Khashoggi ishte urdhëruar drejtpërdrejt nga Princi i Kurorës Saudite. Nënkryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Recep Tayyip Erdogan, Numan Kurtulmus, tha se “deklarata e djeshme ishte komike”.

“Është e pamundur që një agjenci e inteligjencës si CIA, e di edhe ngjyrën e flokëve të maceve që po ecin nëpër kopshtin e Konsullatës Saudite … për të mos e ditur se kush e ka urdhëruar”, tha Kurtulmus.

Turqia që nga fillimi kur Khashoggi u zhduk në konsullatën saudite në Stamboll, pohoi se ai u vra dhe se urdhri erdhi “nga niveli më i lartë” i qeverisë së Arabisë Saudite, edhe pse princi Mohammedi nuk u akuzua drejtpërdrejt.

Arabia Saudite mohon se princi Mohammed urdhëroi vrasjen e gazetarit. Khashoggi hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor për të marrë dokumente për martesën e tij. Gazetari nuk doli nga konsullata, dhe Riad fillimisht pretendoi se nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur, por pas disa javësh pranoi se Khashoggi u vra.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb