Ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD, Enkelejd Alibeaj i ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka komentuar dhe analizuar zhvillimet më të fundit aktuale dhe politike, me vrasjen e Klodian Rashës, revolta e qytetarëve dhe dorëheqja e Lleshajt.

Alibeaj thekson se Lleshaj duhet të kishte dhënë dorëheqje që në momentin që u informua për ngjarjen, teksa akuzon se u tentua vazhdimisht manipulimi i vrasjes.

Ai shton se fakti që Lleshaj dha dorëheqje pas 3 ditësh, është lëvizje taktike e Ramës që u alarmua vetëm kur protesta i shkoi në derën e kryeministrisë dhe u detyrua të bënte një lëvizje taktike për të shpëtuar veten.

Për Alibeajn, dorëheqja e Lleshajt është vetëm lëvizja e Ramës për të kaluar edhe këtë situatë, por që nuk ka dhënë efekt pasi revolta vijon dhe po tregon se është vetëm ndaj tij.

 

”Nuk është akt politik i cili vjen si një gjest hyjnor ndjese, pendese ndaj aktit që ka ndodhur. Për më tepër s’ka asnjë lloj efekti për ngjarjet që pësuan. Dorëheqjet janë akte etike, njerëzore. Burojnë nga këto shkaqe. Për atë që ndodhi, harroji të gjitha pozicionet partiake, politike e institucionale. I pari që informohet është ministri i brendshëm, ai ka qenë më mirë i informuar, se ccndodhi 5 minuta më pas nga ngjarja e kobshme.

Dorëheqja po të ishte prej burri shteti, duhet të ishte në moment, por ndodhi pas 3 ditësh. Për turpin e atyre që inskenuan këtë gjë, dorëheqjen, si një sjellje morale, njerëzore për të treguar një fytyrë të shtetit njerëzore për 7 vite, që s’ka qenë e tillë.

U munduan të manipulojnë ngjarjen. Fillimisht i provokoi, më pas që i drejtoi armë, hodhën një pistoletë, sa barbar duhet të jesh në shpirt kur ti e di mirë ccfarë ka ndodhur. Ccfarë stomaku të fortë duhet të kesh, të të shkojë mendja diabolike për të tilla intriga, me idenë që kjo tufë elesh sicc e konsideron Rama popullin mund t’ia hidhte.

Vetëm atëhere Rama nxitoi të kthehej nga pazari në Neë York. Nuk bëri dy rreshta ngushëllimi me celular të ndjera eventualisht për familjen që iu ekzekutua fëmija në derë të shtëpisë. Por vetëm kur iu afrua rreziku në derë, atëhere e hodhi Lleshajn si mish për top. Sa e pamoralshme. S’ka të bëjë me sjelljen politike dhe s’ka efekt. Kush i sheh ata të rinj që po shprehin revoltën se s’kanë mjet tjetër, të pashpresë, të papunë, familjet e tyre pa ekonomi. Gjejnë këtë zgjidhje.

Vazhdon me mungesën e skrupujt njerëzor, se politik nuk i ka Rama. Është kapluar nga frika. E vetmja gjë për të cilën i ka kushtuar sforco, energji politike, qeverisjen e ka shndërruar në regjim policor, nga 2013 e këndej ka pasur raste të qarta, të sakta, të plota jo vetëm gjatë fushatave elektorale. E ka shndërruar në regjim policor. Spastroi Policinë nga profesionistët. Rekrutoi militantë të qartë partiakë. Jo vetëm kaq, e mbani mend kur në mandatin e parë, cila ishte pjesa e shtetit u deklamua si më e vështira si kanabizimi, ishte Policia, që ishte përfshirë në një nga situatat më të rënda. Policia e Shtetit ka treguar diçka fare të qartë, Policia bën të fortin me qytetarët, dhe krah për krah me krimin. Ka shndërruar totalisht atë që e kemi thënë si opozitë, shteti si regjim policor. Tani shoqëria shqiptare, se ata përfaqësojnë shoqërinë. Rama ka ecur me idenë se shqiptarët, ose si i thotë ndryshe delet, kur nuk u funksionon manipulimi, shkon tek forca.

Kujtoni kuksianët. Kap njerëz nga liqeni, dhe tani ekzekutimi pa gjyq ndaj të riut.

Nuk është dorëheqje. Dorëheqja ka brenda fisnikërinë njerëzore. Kjo nuk është dorëheqje, por lëvizje taktike e Ramës, që një prej gurët e shahut e hodhi për të shpëtuar veten e vet. Sigurisht ishte e vonuar. Duhet të jepej që në momentin kur të ishte informuar ministri për ngjarjen, e jo vetëm kaq por të dilte njerëzllikun, jo vetëm t’i shprehte ngushëllimet familjes, të shkonte të kërkonte ndjesë, edhe pse nuk ishte njeriu që tërhoqi këmbëzën. Po ishte ai që frymëzoi falangat. Nuk janë të gjithë kështu jo, por pjesa drejtuese e rekrutuar politikisht, sepse policia profesionale ësthë e pambështetur, e lënë në mëshirë të fatit. Një pjesë e vogël, ata që kushdo i njeh, janë ata që kanë bërë këtë gjë. Lëvizje taktike e Ramës që do ua hedhë shqiptarëve edhe kësaj radhe.

Do të mbahet mend, përkundër asaj që u prezantua si një njeri që nuk erdhi nga radhët politike, por si ministri i brendshëm që helmoi me gaz lotsjellës qytetarët e vet. Pavarësisht prirjeve politike. Përdorin në mënyrë dispropocionale, dhunën. Një njeri pa identitet, do e mbajë mend historia. Jo e gjithë përgjegjësia është e tija. Madje ai mund të ishte një ekzekutor fanatik, pasi frymëzuesi ësthë vetëm një, Edi Rama.

Të gjithë jemi vëzhgues, soditës, e dimë fare mirë ccfarë është arsyeja e vërtetë. Shkaku është ajo që ndodhi me Klodian Rashën. Jemi aq mazhorenë dhe inteligjencë për të kuptuar se kjo është një revoltë e akumuluar prej 7 vitesh i drejtohet vetëm Edi Ramës. E sheh popullin si turmë, që kur e kundërshton meriton vetëm gaz lotsjellës dhe shkop gome. Ata e shprehin në këtë mënyrë. Përvecc dhunës që ka përdorur. Vjedhjen e zgjedhjeve gjithashtu.”- tha Alibeaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb