TIRANË

Gjykata dënon me 15 vite burg efektivin e policisë Nevaldo Hajdaraj, i akuzuar për vrasjen e të riut Klodian Rasha. Për shkak të gjykimi të shkurtuar dënimi ndaj Hajdarajt ulet në 10 vite burgim

Gazetarja Klodiana Lala raportoi më herët për “BalkanWeb” se gjatë seancës së sotme, avokati i Hajdarajt kërkoi ndryshim të veprës penale, nga vrasje me dashje në “Vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme” si dhe kërkoi të dënohet në minimum.

Vetë Hajdaraj nuk foli, por avokati shprehu pendesë dhe i shprehu në emër të klientit ngushëllime familjes.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb