Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke folur për vrasjen e Klodian Rashës në Tiranë, tha se ngjarja ishte e paprecedentë.

Idrizi theksoi se revolta e të rinjve ishte edhe për shkak të problemeve të shumta në vend, si dhe kapjes së shtetit nga Rama.

“Ishte një ngjarje e paprecedent, vrasja pa asnjë arsye nga segmente të policisë shqiptare, që solli reagimin publik. Duhet që të gjejmë rrënjët e këtij problemi. Sot Shqipëria është shumë e dobët ekonomikisht, TI thotë se shteti është kapur, Kemi rastin e Gjushit të Durrësit, ku një pjesë e njerëzve të krimit fuste dorën në zgjedhje, por kemi edhe rastet abuzive me rrugët e koncesionet korruptive.

Këto dhe vrasja sollën revoltën. Rama përherë gjen strategjinë, duke iu turrur opozitës, por duhet të shikojë tek rrënjët e problemit. Protesta dëshmoi se rinia është këtu e proteston. të rinjtë sjellin revoltë nga problematikat e prindërve”, tha Idrizi.

Shpëtim Idrizi theksoi se opozita do të jetë e bashkuar më zgjedhjet e 25 prillit.

“Ne si opozitë kemi marrëveshje si forca opozitare. ne jemi në fund të analizës. Rama prishi marrëveshje më 5 qershor. Kampi opozitar kushton shumë. Sipas meje, ne do jemi bashkë, pastaj për detajet janë të tjera gjëra. Sot jemi nëë një regjim autokratik. Kjo maxhorancë kapi parlamentin dhe drejtësinë. Rama ka arritur në marrëzinë sa ka marrë gjithë pushtetin për veten e tij, kemi koncesione dhe korrupsion. Shqiptarët duhet të mos votojnë vetëm kundër Ramës, por të bëjmë të qartë programin tonë si opozitë”, vlerësoi Idrizi.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb