LEZHË

Ka nisiur në Lezhë, protesta për shkak të vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha në Tiranë, nga një efektiv policie.

Mësohet se disa të rinj janë grumbulluar përpara Komisariatit të Policisë.

Protestuesit kanë hedhur shashka, fishekzjarrë dhe mjete të tjera piroteknike, në shenjë revolte.

Ata kanë thirrur në korr “Rama ik”. Pjesa më e madhe e protestuesve janë të moshave të reja.

Kujtojmë se edhe dje, në Lezhë me qindra qytetarë u mblodhën përpara Komisariatit të Policisë, për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb