Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp nga Ministria e Brendshme ka deklaruar se do të kishte dalë në protestë për vrasjen e Klodian Rashës nëse nuk do ishte në postin që është sot.

Sipas Ramës, Klodian Rasha nuk u vra aksidentalisht nga efektivi dhe për këtë arsye dhe vetë ai do dilte në protestë për të kërkuar drejtësi.

Ai shtoi se nuk do dilte asesi në protestë për të goditur policët, për të thyer xhamat e Muzeut Kombëtar apo Bibliotekës apo për t’u zhgarravitur siç tha ai tek dritaret e Ministrisë së Brendshme.

”Lëvizjen nga një godinë që duhet shembur, sepse do ndërtohet një vepër publike, apo nga një godinë që duhet çliruar se ka një tjetër projekt.

Faktikisht synohet nxitja  e dhunës kundër shtetit e Policisë me qëllimin absurd për përmbysjen e regjimit cili regjim?

Ngre një shqetësim. Pa asnjë diskutim Policia në gjithë tërësinë e arritjeve, ka ende shumë për të bërë, për ta shtrirë sjelljen e vet profesionale e qytetare deri në qëlizën e vet, për ta bërë sjelljen profesionale qytetare 24 orë në 7 ditë të javës. Por konsolidimi i idesë se me policët mund të sillesh si të duash kur janë në krye të detyrës, ka krijuar bindjen e gabuar tek individë të caktuar, se mund t’i bëjnë policit ca të duan, dhe polici s’bën.

Po sillja shembullin në SHBA, ku sipas protokollit të stërnjohur të Policisë, kur polici i shtetit të ndalon makinën, ti duhet të vësh duart tek timoni, e s’duhet të lëvizësh asnjë gisht, ose kur del duhet të vësh duart tek makina dhe s’duhet të lëvizësh asnjë centimetër. Po i referohem Policive në BE, që për shkak të kësaj situate kam lexuar, për të kuptuar dhe nuk kam gjetur në asnjë rast, ku presupozohet prekja e me dorë e policit.

Kjo ide duhet zhbërë. Dhe duhet zhbërë me profesionalizëm, qytetari e forcën e ligjit. Kërkesat e Policisë s’mund të diskutohen, vetëm zbatohen. Natyrisht unë nuk dëshiroj të shpjegoj pse sot nëse do shohim se kush e sulmon Policinë, teorizon dhunën, përpiqet ta mveshë me fjalë tërheqëse zhgënjimit e frustrumit popullor, atë që është e patolerueshme ushtrimin e dhunës, është ose pjesë e amnistuesve pa kushte të masakrës së 21 janarit, ose pjesë e një axhende politike për shkak të së cilës Policia ka vuajtur kaq shumë ndër vite. Është goditur Policia, sepse është një nga shembujt më kuptimplota të këtyre 7 viteve. Është bërë gjithmonë më shumë e shtetit, e gjithmonë më pak e individëve, dhe s’është më fare e pushtetit.  I them këto për të gjithë punonjësit e policisë që janë edhe prindër, anëtarë familjesh, kanë kohën e tyre të liër dhe konsumojnë lajme, debatin publik e politik që të jenë shumë të qartë për këtë fakt. Nuk është sakrifica, mundi dhe puna e tyre që kanë shkuar dëm, por e kundërta. Sakrifica puna dhe mundi i tyre kanë dhënë rezultat. Rezultatet janë arsyeja pse sulmohen. Hidhen përpjetë ndaj qeverisë sikur Policia të jetë e keqpërdorur e ndonjë regjimi amerikano-latin. E vërteta e thjeshtë, faktike, nuk e përmenda më kot anketimin e qeverisë suedeze, se Policia e Shtetit, jo bazuar në të thënat e mia apo tonat, që nuk jemi efektivë policie, as autoritetet.

Opinioni publik nuk është më falni për shprehjen ‘’Zorrët e këtij populli’’, përmes pjatave, tepsive, lugëve, nuk është opinioni publik. Fati i madh që jemi pjesë e një populli shumë të mençur, që nuk merret dot për budalla. Nuk e harroj dhe prandaj thashë, do e filloj nga fundi për të ardhur tek fillimi se pse filloi protesta. Dua ta ndaj shumë qartë, pjesën me prostat di të pas dite, dhe vetë protestën. Atë që erdhi si rezultat i një arsyeje jashtëzakonisht të fortë, njerëzore dhe të natyrshme. Vrasja e një të riu, natën, në një situatë absolutisht, të pangarkuar me asnjë rrethanë objektive, policie apo operacion nga një efektiv. Tejet tronditës, edheunë nëse nuk do isha kryeministër, do kisha dalë protestë, jo për të goditur policët, apo të thyeja xhama, apo të zhgarravitesha tek qepenat e MB për t’i treguar vetes apo të tjerëve prejardhjen e njeriut, por për të kërkuar drejtësi për Klodianin, në atë moment të parë kur shoqëria reagon si një familje. Sepse një anëtar i familjes së madhe të një komuniteti të madh ka humbur jetën, jo aksidentalisht, por për shkak se familja ka besuar për ta mbrojtur.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb