BRUKSEL

Vrasja e Klodian Rashës, të riut 25-vjeçar nga policia në Tiranë, ka ndezur protesta në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Shqiptarët duket se e kanë përvetësuar këtë kauzë mjaft të rëndësishme, ku një i ri humbi jetën nga forcat e policisë në kryeqytetin shqiptar.

  • foto galeri
  • foto galeri

Kështu, shqiptarët në Belgjikë janë mbledhur përpara ambasadës shqiptare në Bruksel dhe kanë protestuar për vrasjen e 25-vjeçarit.

Ata mbanin në duar flamuj shqiptar dhe brohorisnin në kor “Drejtësi për Klodianin”, “Poshtë diktatura” etj.

 

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb