Gjykata e Tiranës ka vendosur që të kalojë për gjykim çështjen në ngarkim të miturit Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 nëntor të vitit të kaluar, në afërsi të shkollës “Fan Noli”.

Gjyqtarja Migena Laska pranoi kërkesën e prokurorisë për gjykim të dosjes penale. Përlleshaj, i cili është 14 vjeç, do të gjykohet për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave.

Gjykata rrëzoi gjithashtu kërkesën për gjykim të shkurtuar të bërë nga avokati i miturit, duke e çuar kështu çështjen në procesin e rregullt gjyqësor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb