Gjykata e Tiranës ka mbajtur tjetër seancë për 4 të pandehur për vrasjen e Marvi Mihalit, në verën e vitit 2017. Gjatë kësaj seance, avokatët e Eugen Bitrajt, Kridens Allës dhe Marsel Allës kërkuan pafajësi.

Ndërkohë, avokati i Dejvis Bitraj ka kërkuar rikualifikim të veprës penale, duke pranuar vrasjen, por të kryer përtej kufijve të mbrojtjes. Pasi dëgjoi fjalën e avokatëve, gjykata shtyu vendimin dhe seanca finale pritet të mbahet më datë 11 prill, ora 12.00.

Marvi Mihali u vra përpara dy viteve, në verën e 2017. Sipas hetimeve, Dejvis Bitraj dhe Marvi Mihali janë konfliktuar për një telefon, pasi Mihali pretendonte se e kishte blerë me probleme. Ndërsa, Bitraj pretendon se e ka kryer vrasjen, për shkak se Mihali e ka fyer. Sipas të pandehurve, Mihali e ka ofenduar Bitrajn dhe ky i fundit ka kryer vrasjen.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb