TIRANE – Kërkesa e Prokurorisë për ndryshimin e masës për Eugen Bitraj është pranuar nga Gjykata e Tiranës.
Prokuroria kërkoi dje ndryshimin e masës së sigurisë për një tjetër të pandehur për vrasjen e Marvi Mihalit një vit më parë.
Për Eugen Bitrajn u kërkua ndryshimi i masës nga detyrim paraqitje në arrest me burg.
Pak dite me pare gjykata ndryshoi masën e sigurisë ndaj Kridens dhe Marsel Allës, të akuzuar për vrasjë në bashkepunim të 20 vjeçarit Marvi Mihali, nga ‘detyrim paraqitje’ ne ‘arrest me burg’.
Ndryshimet e mases se sigurise erdhën pas denoncimit që bënë fëmiljarët e viktimës pas lirimit të tre të akuzuarve ne masën detyrim paraqitje.
BalkanWeb