Deputeti opozitar, Ralf Gjoni ka bërë një kërkesë të veçantë sot në sallën e Kuvendit, ku theksoi se shteti shqiptar duhet të solidarizohet me Francës sa i takon ngjarjes së rëndë ku një ekstremist i preu kokën një mësuesi. Gjoni tha se kjo mbeshtetje duhet t’i percillet senatit francez.

“Duke marrë shkas nga ngjarja makabër e prerjes së kokës së një mësuesi në Francë ditët e fundit nga një ekstremist islamik, i çmendur, që në 2020 në tokë evropiane arrin të tregojë se vlerat tona të tolerancës, lirisë së shprehjes së besimit apo mosbesimit, nuk respektohen duke arritur në ekstremin e prerjes së kokës së një mësuesi. Unë besoj se ky parlamentar duhet të shpreh ndjenjat e këtij parlamentit, duke u solidarizuar me Francën. Duhet t’i përcillni presidentit të senatit, mbështetjen tuaj.”, tha Gjoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb