Forcat e Policisë, janë duke ushtruar kontrolle nga toka dhe ajri për kapjen e 21-vjeçarit, Aldi Rama, i cili vrau mëngjesin e sotëm punonjësin e policisë, Saimir Hoxha.

Gazetarja Doriana Bezat, raporton për “BalkanWeb”, se policia po ushtron kontrollet me helikopter dhe dron, pasi dyshohet se i riu është fshehur në një zonë me bimësi të dendur, jo shumë larg vendit ku ka ndodhur ngjarja. Arma e zjarrit, me të cilin është kryer krimi ende nuk është gjetur dhe dyshohet se autori e ka atë ende me vete.

Sakaq, vlen të theksohet se policia e Lezhës ka shoqëruar në komisariat, dy personat që ndodheshin në mjetin tip “Volswagen”, ku ishte dhe pasagjer 21-vjeçari Rama.

Ata pritet të japin detaje të reja për ngjarjen, ndërsa uniformat blu, kanë vendosur dhe një shpërblim prej 20 mijë eurosh për cilindo që jep detaje dhe të dhëna në lidhje me vendndodhjen e autorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb