Forcat e policisë vijojnë kërkimet për kapjen e autorit të vrasjes së oficerit të krimeve në Lezhë. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se një autoblind ka mbërritur në zonën ku ndodhi ngjarja, teksa vijojnë kërkimet nga ajri dhe nga toka për kapjen e 21-vjeçarit Aldi Rama, i cili qëlloi me pistoletë duke e lënë të vdekur oficerin Saimir Hoxha.

Kontrolle po kryhen edhe me qen të stërvitur, ndërsa në zonën e Kune-Vainit ka prani të madhe të forcave të policisë. Ndërkohë mësohet se disa persona janë shoqëruar nga policia dhe po merren në pyetje. Me ndihmën e inspektorit të zonës po kontaktohen të gjitha familjet në këtë perimetër.

Autori i dyshuar i vrasjes, banor në Lezhë e qëlloi efektivin sapo ishte afruar makinës ku ndodhej si pasagjer dhe më pas u arratis u vetëm me makinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb