VLORË

Vrasja e gruas 45-vjeçare në Vlorë ishte një tragjedi e paralajmëruar ashtu si shumë të tjera që kanë ndodhur në vend.
Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se Teodor Lera, 57 vjeç dhe Eva Lera, 45 vjeçe ishin prindër të tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali. Një prej vajzave jeton në Amerikë, djali në Angli dhe vajza tjetër në Tiranë ku ishte studente.

Para disa kohësh, rreth dy vite të shkuara çifti Lera përfundoi në polici, pasi Teodori i kishte çarë kokën gruas së tij dhe ishte arrestuar nga forcat e policisë. Por më pas bashkëshortja e tij Eva e kishte falur dhe ishte ribashkuar me babain e fëmijëve të saj.
Mësohet se ata ishin nga fshati Bunavi por prej disa vitesh jetonin në Vlorë, ku Eva shiste rroba të përdorura për të siguruar jetesën.

Informacion paraprak
Sot rreth orës 12:10, në lagjen “Kushtrimi”, në katin e parë të një pallati është gjetur e pa jetë një shtetase 45 vjeçe.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ajo mund të jetë vrarë nga bashkëshorti.
57-vjeçari më pas, dyshohet se ka prerë damarët. Ai po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: