Gjykata e Fierit pritet të japë sot masën e re të sigurisë për të akuzuarit për autorë të vrasjes së Pelivan Sinanrrapajt në Ballsh.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se deri më tani në Gjykatë kanë mbërritur Ferdinand Merkaj e Festim Alimerkaj, ndërsa pritet të shkojë dhe i treti Fitim Zekaj.

Nga ana tjetër këta tre persona që dhunuan me sende të forta në janar mikun e tyre, Pelivan Sinanrrapajn, u liruan nga gjyqtari Pirro Sota në arrest shtëpie e detyrim paraqitje.

Sot pritet masë tjetër sigurie për të akuzuarit për autorë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb