Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan ka marrë sërish vëmendje kjo për shkak se avokatja e familjes, Rezarta Tahiraj i ka dërguar një shkresë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Në këtë shkresë ka shpjeguar se dëshmitari mund të zbulojë identitikin e dy agresorëve të pranishëm në momentin e vrasjes së mjekut Pjerin Xhuvani.

Shkresa:
“Nuk ka dyshim se duhet t’i ketë parë mirë në fytyrë për të deklaruar në gjykatë, se mund të identifikojë dy agresorët e armatosur që kishin rrethuar me persona të tjerë mjekun Pjerin Xhuvani përpara se të vritej. Prokuroria në këto ditë sigurisht do të vlerësojë nëse do të mbrojë dëshmitarin që do të mund ta ndihmojë atë për të realizuar një identikit të dy agresorëve të larguar.”

Sinjalizimi i rrezikut të jetës për këtë dëshmitar i është dërguar dje Prokurorisë nga avokate Rezarta Tahiraj.

“Do të jetë Prokuroria që do të vendosë nëse dhe si do të përdorë bashkëpunimin e dëshmitarit. Do të mund të jetë ndihmë në ofrimin e elementëve të dobishëm për të krijuar një identikit të personave për tu kërkuar ose ndoshta në gjetjen e fytyrave të tyre midis qindra fotografive.

“Jam e bindur”, komentoi avokate Tahiraj duke shtuar se “dëshmitari është shumë i çmueshëm për aktivitetin investigativ të Prokurorisë mbi këtë rast. Në seancë ai tha që dy personat për tu kërkuar ishin të armatosur me pistoletë. Dëshmitari nuk ka ditur të tregojë markën dhe kalibrin e atyre pistoletave, sepse mendoj se nuk është një ekspert armësh, por që ata persona ishin në posedim të atyre armëve e ka thënë në mënyrë të qartë. Dhe kjo veçori është rënduese që shton urgjencën për nevojën për ti identifikuar ata për rrezikshmërinë që kanë treguar në atë rrethanë me posedimin e atyre pistoletave dhe me faktin se ndoshta i përkasin pikërisht atyre armëve plumbat e gjetur në vendin e vrasjes me një kalibër të ndryshëm nga pistoleta e vrasësit”.

Gjithashtu Tahiraj sqaron se nuk është avokate mbrojtëse i dëshmitarit:

“Nuk e njoh. Nuk di asgjë për të. E kam parë vetëm një herë në seancën e procesit. Edhe nëse më kërkojnë që ta mbrojnë si avokat do ta refuzoja. Rasti i tij është një rast i zakonshëm, i thjeshtë dhe unë, që kam zgjedhur të jem avokat, mund të ndjek vetëm raste interesante dhe të vështira.

Si shtetase – thotë Tahiraj – detyra ime përfundon me sinjalizimin në Prokurori të rrezikut të mundshëm për atë dëshmitar. Çdo vendim pasues është jashtë kompetencave të mia”.

Nevojitet të evidentohet se ai dëshmitar është i çmueshëm edhe në proces. “Kjo nuk mund të mohohet – pohon avokate Tahiraj.

Mendohet, për shembull, kur ka thënë se viktima nuk e kishte ofenduar vrasësin e tij dhe asnjë person tjetër prezent në vendin e vrasjes.

Fjalët e asaj dëshmie përfundon Tahiraj, janë sigurisht një kontribut i rëndësishëm në kuptimin e zhvillimit të fakteve dhe verifikimit të së vërtetës dhe të përgjegjësive por mund të jenë edhe një ndihmë në punën e Prokurorisë që, duke përdorur disponibilitetin për të bashkëpunuar, do të mund t’ja dali që të çojë në proces ata persona të armatosur ende të paidentifikuar”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb