Në emisionin “Në Shënjestër” në News24 eksperti i Sigurisë Publike, Fabian Zhilla tha se vrasja e Pjerin Xhuvanit për t’u hetuar kërkon një hetim më të specializuar.

“Ngjarje që përfshijnë politikën e bëjnë të vështirë hetimin e çështjes. Elbasani ka prokurorë të respektuar, po kjo nuk ka lidhje duhet një ndihmë më e specializuar për të zgjidhur një kancer të shoqërisë shqiptare. Duke i lënë të zvarritura, do të kemi patjetër diçka të radhës. Ndaj në botën e qytetëruar këto raste trajtohen mirë, tha Zhilla.

Gjatë bisedës në studio, Ylli Manjani tha se kjo çështje ka mbetur pa u zbardhur pasi sipas tij politika nuk ka treguar interes.

Më tej ai shtoi se vrasja e Pjerin Xhuvanit, është e ngjashme me 21 janarin.

Manjani: Dukshëm nuk ka interes. Politika po të kishte interes në këtë çështje do duhet të stimulonte një hetim më të thelluar. Kjo është e ngjashme me 21 janarin si ngjarje. Që nga urdhri , si u dha, nga kush u dha. Të gjithë ata persona duhet të ishin , tek lista e atyre që gjykata t’i thërrasë.

Moszbardhja e kësaj ngjarjeje do të rëndojë mbi fushata zgjedhore ?

Manjani: Shpresoj që shqiptarët të jenë mjaftueshëm të zgjuar dhe nuk kanë përse të përplasen me dhunë për arsye për politikë. Të vritesh sot me dikë për politikë nuk ia vlen. Jeta është shumë më e rëndësishme, por ky episod i pazbardhur është një njollë shumë e rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb