ELBASAN

Shtyhet seanca e parë gjyqësore për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Në 26 korrik Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka përfunduar hetimet për ngjarjen e rëndë që ndodhi vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ku mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani.

Sipas burimeve zyrtare dosja e Arbër Paplekajt, anëtar i grupit të PD për mbrojtjen e votës, i akuzuar për vrasje është dërguar për gjykim së bashku me dy zv.drejtorët e policisë Nikollaq Pallën, Albert Nushin të cilët aktualisht janë në “Arrest Shtëpie” si edhe 6 policët e forcave ‘Shqiponja’ për shpërdorim detyre.

Kjo seancë e parashikuar për këtë të premte është shtyrë për në 14 shtator pasi në seancën e parashikuar për t’u zhvilluar paraditen e sotme nuk u mbajt për shkak të mungesës së Avokatit të Paplekës.

Prokuroria ka dërguar për gjykim dosjen e Arbër Paplekës për akuzën e vrasjes dhe dy zv.drejtorët e policisë Nikollaq Pallën, Albert Nushin dhe 6 policët e forcave ‘Shqiponja’ për shpërdorim detyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb