Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masën ‘arrest në shtëpi’ për gjashtë efektivë, lidhur me ngjarjen e ndodhur në Elbasan ku mbeti i vrarë, Pjerin Xhuvani.

Bëhet fjalë për Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja , Donald Dedja dhe Besmir Kadiu.

Në seancën e sotme gjyqësore, organi i akuzës solli prova të tjera kundër këtyre policëve që kishin fituar lirinë në apel. Për Prokurorët, 6 policët e dinin tashmë përpara se të ishte përmbushur vrasja që vrasësi ishte i armatosur dhe e dinin edhe që ishin 3 furgonat e skuadrave të Strukturës së Mbrojtjes së Votës.

“Është një e re shumë e rëndësishme – pohoi avokate Tahiraj – “sepse e bën akoma shumë misterioze dhe sigurisht të pakuptueshme sjelljen e policisë përpara vrasjes. Me këto prova të reja që na dhanë Prokurorët, nga e cila rezulton se ishte të paktën një person i armatosur, në mendimin tim do të ishte dashur që të ndërhyje në mënyrë të ndryshme nga ajo sesi, në të kundërtën, ndodhi. Me një veprim të drejtë parandalues ajo vrasje do të kishte qenë e mundur që të evitohej”.

Avokatja, duke iu referuar dëshmisë së saj se një dëshmitari i rrezikohej jeta, tha ndër të tjera se ka marrë një letër nga drejtuesi i prokurorisë që i komunikon se ja ka besuar Prokurorëve dhe policisë administrimin e kësaj situate.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, përkatësisht më 21 prill 2021 në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan, ku pati përplasje midis grupeve të militanteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb