Efektivë të Policisë së Lezhës, të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe efektivë të repartit special RENEA janë duke kryer kontrolle në zonën ku u vra sot oficeri i krimeve Saimir Hoxha.

Në vend ndodhen automjete të shumta të policisë dhe efektivë me uniformë e civilë. Policia ka identifikuar tashmë autorin Aldo Rama, 21 vjeç dhe është vënë në ndjekje të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: