KOSOVE

Një ditë pas vrasjes në krye të detyrës të policit Izet Demaj, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur të shtunën ditë zie shtetërore.

Në ditën e zisë shtetërore, në shenjë respekti për aktin heroik të policit Izet Demaj, në pajtim me legjislacionin në fuqi, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Kujtojmë se polici Izet Demaj u nda nga jeta një ditë më parë pas një shkëmbimi zjarri me disa hajdutë të cilët tentuan të grabisnin një bankë në Istog. Nga të shkëmbimi i zjarrit u vra dhe një grabitës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb